Barcelona është rikthyer te fitoret pas dy barazimeve radhazi. Në Camp Nou katalansit nuk i kanë diskutuar tre pikët pasi kanë mposhtur 4-1 Alavaes. Griezman zhbllokoi rezultatin në minutën e 14, ndërsa në fundin e pjesës së parë Arturo Vidal dyfishoi shifrat para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë Alaves shkurtoi përkohësisht para se Messi dhe Suarez të realizonin edhe dy gola të tjerë, të cilët janë të mjaftueshëm për Barcelonën për t’u renditur e para pas 18 javësh në La Liga.
Megjithatë, goli i yllit argjentinas, Messi, pati vlerë të veçantë në aspektin individual apo personal. Me këtë gol, Messi arrin në shifrën e 50 golave brenda një vitit të plotë kalendarik me klubin dhe kombëtaren.