Bayern e mbyll me fitore vitin

SPORT


Bayern Mynchen nuk ka gabuar në javën e 17 të Bundesligës duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 kundër Wolsburg. Në Allianz Arena pjesa e parë do të mbyllej me porta ta paprekura pavarësisht tentativave të shumta të skuadrës vendase, ndërkohë që të dy golat do të vinin në minutat e fundit.

Ekzaktësisht në minutën e 85 do të vinte goli që zhbllokoi shifrat i realizuar nga 18-vjeçari Zirkzee. Holandezi nuk fali nga brenda zonë pas një asisti të Thomas Muller. Katër minuta më pas Gnabry do të dyfishonte dhe do të vuloste rezultatin përfundimtar në të njëjtën kohë pas një aksioni model të skuadrës bavareze. Kjo është java e fundit para ndërprerjes dimërore në Bundesligë që e rendit Bayern-in në vendin e tretë, ndërsa vendi i parë mbahet nga Leipzig me 4 pikë më shumë. 


Razenballsport Lajpcig e ka parë veten në disavantazh ndaj Augsburgut, kur miqtë kaluan në epërsi në minutën e 8-të, por më pas kanë përmbysur çdo gjë në pjesën e dytë. Laimer në të 68-tën, Shik në të 79-ën dhe Poulsen në të 89-ën, kanë vuolsur suksesin shtëpiak të Lajpcigut.

Në takimet e tjera të pasdites, Verder Bremeni i Rashicës është mposhtur në Këln me rezultatin 1-0, Leverkusesi ka fituar në Mainc me shifrat 1-0 ndërsa Shalke ka barazuar në shtëpi 2-2 me Frajburgun e Abrashit.




Skip to toolbar