Bardhi: Ja pse Varhelyi u refuzua brutalisht nga Rama

Më të fundit


Reagimi i Ramës pas kërkesës së Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, që i kërkoi Kuvendit të presë opinionin e Komisionit të Venecias para se të rivotojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sjell edhe reagimin e PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, në emër të PD, kërkon të dije se pse kryeministri ka frikë nga ekspertiza e Venecias. Sipas tij, refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë


STATUSI I PLOTE

Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane.

Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë.

Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës.




Skip to toolbar