Basha, frikë nga primi? Minxhozi: Mund ta nxjerrë të padobishëm politikisht. Kërkon të mbajë minorancën bllokuese

Më të fundit


Analisti Skënderi Minxhozi gjatë emisionit “Real Story” në ABC News, tha se Lulzim Basha mund të dalë i padobishëm politikisht nga primi dhe se kërkon të mbajë minoranën bllokuese.

Ndër të tjera, analisti tha se Basha po kërkon të jetë i dobishëm numerikisht në mënyrë që të vendosë një farë kushti në këmbim të votave që ka.

“Basha kërkon minorancën bllokuese. Kërkon të mbajë minorancën bllokuese, të jetë vetë i nevojshëm kur të arrijë atë shumicë. Kërkon të jetë i dobishëm numerikisht, dhe të thotë ‘jam bllokues i dobishëm se mund të vendos një farë kushti në këmbim të votave që kam’. Ai kërkon të evitojë primin”, u shpreh Minxhozi.



Skip to toolbar