Jorida Tabaku “jo” bashkimit Bardhi-Berisha/ Zheji: Anija është fundosur, duan të shpëtojnë veten! Votuesit do t’i ndëshkojnë

Më të fundit


Deputetja e PD Eralda Tase Bano ka refuzuar bashkimin e Gazment Bardhit me Berishën dhe në një reagim të saj ka nënvizuar se beson në PD të bashkuar dhe jo në një PD që nuk ka në krah aleatët e saj strategjik.

Po ashtu edhe deputetja Jorida Tabaku në një reagim të saj, ka theksuar se bashkimi me Berishën është rruga e gabuar. Në emisionin “Real Story” në ABC News analisti Artur Zheji u shpreh se situata në PD është e vështirë dhe se sipas tij ‘anija është e fundosur’, por tashmë secili synon të shpëtojë vetëm politikisht.


“Eleganca jote nuk i përshtatet situatës që po përshkruan. Kështu si është, është e mbytur. Mentaliteti i këtyre njerëzve është ky, të shpëtojnë politikisht individualisht. Anija është fundosur. Ato shohin vetëm një varkë shpëtimi për veten. Unë mendoj votuesit do t’i ndëshkojnë shumë keq.

Ai thotë një gënjeshtër, ‘do rrëzojmë Ramën’. Ky nuk e rrëzon dot dhe votuesi nuk e beson. Këta tani kanë doktorin që i pranon, dhe perceptimi i tij si super faktor i intereson dhe nga ana tjetër tek Basha e kanë derën e mbyllur. Grupi i mesit është grupi që mbytet i pari, lufta është kush e kush të tregojë më shumë dashur për doktorin”, u shpreh Zheji.

Nga ana e tij Skënder Minxhozi u shpreh se me vizitën e Blinken në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk është aspak i lumtur.

“Berisha është si pritës dhe këta si vizitorë të rinj që janë rreshtuar. Berisha nuk është aspak një politikan i lumtur Nuk guxoj ta mendoj marazin e tij sonte, vetëm një ditë para se të vijë Blinken. Dhe reagim i i dy zonjave përveçse kanë parë fatet e tyre personale, tregojnë edhe vogëlsinë e atyre që shkojnë dhe bashkohen me një palë që nuk ushqen asnjë lloj shprese. PD dhe PS janë parti pushteti, nuk mund të jenë mesatare…Duhet të jenë parti sfiduese…”, tha Minxhozi, duke shtuar: “këta vazhdojnë konsumojnë retorike fitimtare”.




Skip to toolbar