Basha: Kur të vijmë në pushtet, Gjermania do mbështesë programet tona ekonomike

Më të fundit


Kreu i PD vijon të projektojë veten si kryeministër dhe të gjejë mbështetjen e partnerëve gjermanë për programet ekonomike të demokratëve, megjithëse fillimisht duhet që opozita të hyjë e pastaj të fitojë zgjedhjet.

Basha, në një postim në Facebook, shprehet se ata dhanë mbështetje për planet ekonomike të PD, të cilat do të vihen në jetë kur Partia Demokratike të vijë në pushtet.

“Gjatë takimit me drejtuesit e lartë të Këshillit Ekonomik të Gjermanisë, pata mundësinë të diskutojmë për zgjerimin e bashkëpunimit. Gjeta mbështetje të plotë për të na asistuar me ekspertë dhe eksperiencën e tyre gjatë detajimit të programit tonë ekonomik dhe nesër në qeverisje për të nxitur investitorët gjermanë të shqyrtojnë Shqipërinë si destinacion të investimeve të tyre. Ne do të ngremë grupe të përbashkëta pune me qëllim bërjen realitet të objektivit tonë për ta bërë Shqipërinë një vend tërheqës për investimet gjermane në veçanti dhe të huaja në përgjithësi, për të rritur punësimin me paga dinjitoze dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, shkruan Basha.

Sipas kryedemokratit, opozita është e vendosur të  krijojë në Shqipëri një klimë të favorshme për investimet vendase dhe të huaja dhe “për këtë mora mbështetjen e miqve dhe partnerëve gjermanë”.



Skip to toolbar