Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve

Më të fundit


Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thirrur sot në një takim Kolegjin e Kryetarëve. Bëhet fjalë për krerët e degëve të PD, të cilët ndodhen aktualisht në selinë e PD.

Ata janë thirrur nga Basha për të diskutuar një nga vendimet më të rëndësishme të tij që kur ka ardhur në krye të PD.

Përjashtimi i z. Berisha ka trazuar ujërat në PD, sidomos dhe pas deklaratave të z. Berisha që do të ndjekë rrugët statutore për t’i kthyer PD-së sovranitetin.

Berisha ka deklaruar gjithashtu se do zhvillojë një tur takimesh në Shqipëri.
Qëllim kryesor i kësaj mbledhjeje është për të shpjeguar arsyet që e çuan në largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD. Basha synon të mbajë të bashkuar PD-në pas këtij vendimit.

Mbledhja ka nisur në orë 11:00, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do ketë ndonjë deklaratë nga kryedemokrati Basha.



Skip to toolbar