Basha në SHBA, vizitë apo shpjegime në FBI për paratë ruse?

POLITIKË


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nisi një udhëtim 3 ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PD nuk ka publikuar ende asnjë axhendë zyrtare, ndërsa udhëtimi i Bashës në Washington ka nisur të dielën dhe pritet të qëndrojë deri më 23 tetor.

Kryedemokrati Basha pritet të zhvillojë takime në Departamentin amerikan të Shtetit dhe me faktor të tjerë politik, ku besohet se do t’u parashtrojë platformën me 5 pika të opozitës për të dalë nga kriza.  

Gjatë këtij udhëtimi Basha do të shoqërohet nga Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Arben Kashahu.

Megjithatë sipas gazetës Tema është ende e paqartë nëse Basha do të shkojë në Washington thjeshtë për të konfirmuar se ai ende gëzon mbështetjen amerikane, edhe pasi ato i kanë tërhequr veshin disa herë me protestat e dhunshme të opozitës, apo për të dhënë shpjegime para FBI-së në lidhje me financimet ruse për të lobuar për të për një foto me Donald Trump.  FBI, ka nisur ndaj Bashës një hetim në lidhje me përfshirjen e tij në lobime me para ruse në SHBA.



Skip to toolbar