E shtuna ka qenë një ditë e ngjeshur me takime për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai ka nisur ditën në selinë blu, që herët në mëngjes me takime me krerët e degëve të PD-së në qytete të ndryshme të vendit.
Pas këtyre takimeve është vendosur që kreu i PD-së, Basha të nisë të hënën një tur në 12 qarqe të vendit. Turi që do të ndërmarrë kreu i PD-së, është quajtur “Turi Kombëtar i Shpresës” dhe në kuadër të tij Basha do të zhvillojë takime në të gjitha bashkitë e vendit.
Turi do të nisë të hënën më 4 nëntor në Elbasan, për të vazhduar të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë, të premten në Krujë. Më pas në bashkitë e tjera.
Basha ka porositur krerët e PD-së në rrethe që të mbajnë kontakte me strukturat dhe të verifikojnë listat e zgjedhësve.