Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Gjergji Hani ka deklaruar në emisionin “Real Story” se Lulzim Basha nuk arriti t’i japë frymë partisë.
Ai i ka bërë dhe një pyetje Bashës pa e ditur nëse do të marrë përgjigje, duke i thënë se sa përqind pushtet kishte ndaj Sali Berishës, pasi ishte në pozicionin e një dualiteti.
Sipas Hanit, Basha nuk pati kurrë këllqe të ndërtonte strategjinë dhe vizionin e tij në PD.
Hani: Unë nuk jam me shpresën, shpresa është një iluzion. Unë nuk kam patur asnjë shpresë, kandidimi im ishte mungesa e plotë e shpresës. Në atë fushatë elektorale aq të shpejtë aq të limituar dhe aq të kufizuar për një pafund arsye, nuk është ky problemi. Dola se isha kundra asaj që pash të prospektonte z.Basha që me daljet e tij të para. Unë, jo si shumë të tjerë që janë treguar edhe të habitur me ktihimin e tij, nuk e prisnin kthimin e tij, unë e dija e prisja që ai do të kthehej se nuk mund të largohej ashtu. Megjithatë kisha një farë shprese që dikotominë amerikane, atë ndarjen e dhunshme, dhe këtu qëndron thelbi i problemit. Ajo c’ka ndodhi në PD nuk erdhi si pasojë e një evolucioni të brendshëm, siç duhet të vinte. E gjitha ishte një dikotomi amerikane, amerikanët i ranë me sëpatë dhe e ndanë në dy pjesë PD. Një pjesë që ruante fanatizmin karshi individit suprem Berisha dhe një pjesë që u atashuan me z.Basha jo sepse deshën Bashën po se iu konvenoi ashtu për momentin, meduan se z.Basha do të merrte bekimin amerikan, do përligjte besimin amerikan dhe do merrte edhe votat e Berishës. Ajo që mungoi, ishte një dikotomi që nuk arriti dot z.Basha të rishpikë veten, të rishpikë PD dhe t’i japë frymë, ta ngjallë. Nuk e shoh Bashën të paaftë… a mos ka arsye tjetër?
Hani: Ka një ligj që nuk fal njeri dhe nuk përjashton njeri nga rregulli i tij. Gjithësecili prej nesh është shuma e së shkuarës së tij dhe nga ky ligj nuk bën përjashtim as Basha. Ai u katapultua në atë pozicion, erdhi me risinë e KOP-it, ishte një hap pozitiv, por ndaloi dhe mbeti aty. Në këndvështrimin tim, ndonëse Basha u zgjodh kryetar i PD, aty defacto komandonte Berisha. Do doja ta pyesja Bashën, edhe pse nuk e di a do më përgjigjej apo jo, me ç’rol ishte aty, sa përqind të pushtetit kishte në PD. Ishte një dualitet, nuk pati kurrë këllqe të ndërtonte strategjinë e tij vizionin e tij, frymën e tij në PD.
Kandidove në PD, duke legalizuar garën e tij… pranuat të jenë në strukturën drejtuese të tij, pas humbjes. Basha ka një aftësi të mashtrojë në mënyrë sistematike.
Hani: Jam këtu, që edhe pse në kushte absurdi, mesazhi, alternativa që u përpoqa të sjell gjeti mbështetje, në më shumë se 10%. Në qarqe të caktuara si Mirdita, mora diku te 33% të votave. E konsideroj detyrim dhe nuk mund t’i braktis ata njerëz jo se do jem shpëtimi, por unë u përpoqa të jem ai që dhash një alternativë.
Mund të kaloja me dritë hije, por ndejta që sot të them këtë, që nëse nuk do isha në këtë pozicion, nuk do kisha këtë kualifikim, të vijoja të thoja të vërtetën time. Do jem sërish, seç vendim do marrë Basha i përket atij, jemi mësuar me persekutim e përjashtim edhe me arrestime./abcnews.al