Ndryshimin e premtuar nuk e solli, veçse shtoi as në PD-së që e rimoi, e as në mbajtjen e fjalëve që jep dhe më pas kërkon ti harrohen.
Maji brenda të cilit do të mblidhte Kuvendin e tij Kombëtar, po ikën por lajmi është që më në fund, Bashës i është mbushur mendja që takimin e madh, ta mbaj më 1 qershor.
Por këtu do të flitet vetëm për programin, që Basha beson se do e bëj kryeministër në 2025, pas një serie dështimesh në garat elektorale.
Lista e kandidatëve për deputetë, e premtuar të bëhej publike në mars, do të mbetet sërish sekrete dhe as qershori dhe as korriku, nuk janë të majftushme për ta patur.
Burime pranë selisë së vogël të tij, thonë që afati më i mundshëm, dhe më i afërt i nxjerrjes së listës, mund të jetë shtatori.
Po deri në shtator, demokratët kanë një zhvillim tjetër. Të ata, të të gjitha grupeve, i kanë sytë nga Gjykata e Apelit, që më 11 qershor, do të shqyrtojë në themel çështjen e vulës dhe logos.
Ndoshta Lulzim Basha po e pret një vendim të Apelit, për të krijuar grupin e tij, në rast se fiton apo humb logon blu.
Zërat se në rast se Basha humb logon dhe ajo shkon tek Grupimi Berishës, edhe ata ikin prej Bashës. Deputeti i tij, Kreshnik Collaku publikisht e ka thënë se në rast se Apeli ia jep Berishës, logon, ai largohet nga Basha.
Por mund të jenë shumë zëra të tjerë, të padeklaruar deri më tani, që mund të marrin një vendim të tillë. Ashtu siknudër nuk përjashtohet edhe e kundërta.