“Tirana, destiancioni i tretë pas Tokios e Mynihut”, Mastercard: Ndër më të vizituarat

EKONOMI


Tirana rezulton se është një ndër 3 destinacionet më të prferuara për tu vizituar gjatë verës së këtij viti.Raporti i Institutit Ekonomik të Mastercard ka bërë një analizë të trafikut të të rezervimeve të fluturimeve për periudhën qershor deri në gusht 2024 nga të cilat ka rezultuar se kryeqyteti shqiptar është një ndër  vendet më të preferuara për tu vizituar nga të huajt.

Në raport mastercard e cilëson Tiranën një kryeqytet të mahnitshëm I cili shijohet me çmime shumë të favorshme. Në kryeqendrën shqiptar thuhet në raportin e Mastercard mungd të gjesh shumë afër hotele bregdetare dhe është veçanërisht shumë më miqësore me kuletën në krahasim me qendrat kryesore të turizmit në vendet e tjera bregdetare të Evropës.


Po ashtu vlerësohet pozicioni gjeografik pasi nga Tirana mund të arrihet shumë lehtë bregdeti i Adriatikut dhe po ashtu  2 orë larg edhe Alpet Shqiptare që preferohen në masë veçanërisht nga udhëtarët e Evropës veriore.

Në vend të parë renditet Mynihu por kjo lidhet me  nisjen e kampionatit Europian të futbollit.

Në vend të dytë pozicionohet kryeqendra e Japonisë Tokio. Ndërkohë në vend të katërt renditet Nice e Francës dhe më pas Kankuni në Meksikë.




Skip to toolbar