Basha refuzon OSBE: Kriza nuk zgjidhet me tryeza

POLITIKË


Kreu i PD e ka parë me skepticizëm ftesën e OSBE për reformën zgjedhore, duke paralajmëruar refuzimin për ulje në tryezë me mazhorancën. Pak minuta pasi është bërë publike ftesa e OSBE për partitë politike, ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ishte në një takim me sindikatat. Lideri i demokratëve, Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët ka pas ftesës së OSBE, në prononcimin e tij pas aktivitetit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë tha se “askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër”. Ai ka mohuar të ketë marrë një ftesë për tryezën, ndërsa më pas ka deklaruar se “Po t’i shikojmë ftesat, se ftesat bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër”, tha shkurtimisht kreu i PD.

Pak më herët, Prezenca e OSBE deklaroi se mbetet e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar Reformën Zgjedhore në kohë dhe gjithëpërfshirëse, ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të palëve të interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare.





Skip to toolbar