Lulzim Basha pasi rimori partinë për herë të katërt, premtoi se ai dhe PD do silleshin ndryshe. Se Partia Demokratike do bëhej vërtet demokratike. Si shembull të kesaj, ai në shtator premtoi se brenda muajit mars do të bënte publik listat me kandidat për deputet. Ideja: për të hequr dyshimet e arsyeshme se ai në vitet 2017 dhe 2021, kishte bërë lista personale me besnikë dhe klientë. Por shumë shpejt u pa se Lulzim Basha, edhe kësaj radhe nuk e kishte seriozisht.
Marsi erdhi, dhe po ikën por Basha dhe listat e tij, nuk u panë askund. Të shtunën vetë ai, në një intervistë në ekranin e një prej klientëve të tij ndërtues, në kohën kur ishte kryetar bashkie, pa ju dridhur qëpallat dhe pa kërkuar së paku ndjesë publike, deklaroi një tjetër afat për shqyrtimin e kandidaturave.
Pra listat që duhet të publikoheshin para 1 prillit, tani do të shqyrtohen në maj. E thënë ndryshe, Lulzim Basha, ky mjeshtër ekselent i gënjeshtrës, e shtyu 1 prillin në maj. Por kjo është vetëm prova e fundit e asaj që dihet. Basha është autori kryesor i shpërbërjes së Partise Demokratike.
Aktivitete te dobeta publike, mosprezenca ne kuvend dhe ne votime te rendesishme, perfshiree dhe diten kur u hoq imuniteti per Sali berishen. Me shume foto neper aeroporte, sesa ne kuvend. Dhe ne daljen e fundit, tentoi te kopjonte foltoren, por u perjashtua. Ndyshe nga ish koleget e ttij, ishte nje perjashtim I menjeheershem dhe pa asnje proteste.
Askush nuk protestoi per bashen. Tashme ai eshte zyrtarrisht kryetari I vogel, I nje partie, qe para se ta shperbente, ai ishte partia e madhe demokratike.