Basha: SPAK të mos ndalet, ka mbështetjen e PD për betejat ndaj korrupsionit

Më të fundit


Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, ka deklaruar se SPAK duhet të bëj detyrën dhe veç aferës së inceneratorëve të shkojë përpara me skandalet e tjera. 

Basha theksoi se SPAK ka mbështetjen e tyre në betejat që do të ketë në të ardhmen dhe të mos ndalet në luftën ndaj korrupsionit. 

“SPAK-u është krijuar për të ruajtur mirëqenien e shqiptarëve. Forma e parë është korrupsioni, e para ajo ekonomike dhe e dyta aleancës së krimit me politikën. Ndaj është krijuar SPAK-u. Kanë mbështetje të jashtëzakonshme publike e jo publike nga faktori ndërkombëtar. I kanë të gjitha mjetet për të luftuar ndaj korrupsionit. Unë kam kërkuar që SPAK-u të veprojë. Veprimet tona kanë qenë që SPAK-u të veprojë. Nuk mund se si mos ta përshëndes, e në ditën e dytë të tregoja rezervat e mija ndaj tyre. Duhet të kuptojmë se me të gjithë këtë investim që Shqipëria dhe faktori ndërkombëtar ka bërë te SPAK-u ata nuk veprojnë ndaj atyre që kanë bërë zullume.

SPAK-u është numër individësh që duhet të tregojnë kurajën për çfarë janë zgjedhur. E vetmja gjë që kam kërkuar është të bëjnë punën që janë ngarkuar. Hetoni korrupsionin, sepse shpesh herë dot nëse gjeni që ata që kanë qeverisur janë në krye, por do të ketë dhe individë të tjerë. Godisni korrupsionin, krimin, kjo është ftesa ime. Sot është moment për t’i thënë atyre që patën kurajën për të hedhur hapin e parë që do i mbështesim pa kushte. Thënë kjo nuk mund të heqim detyrën e opozitës, që po s’e bëmë ne s’ka kush e bën. Nuk duam shoq, shfaqje, të jetë fillimi i asaj që presin shqiptarët”, tha Basha. 

Basha tha më tej se ka kërkuar falje ndaj shqiptarëve për procesin zgjedhor të vitit 1996-ë si dhe shtoi se cilido ka diçka ndaj tij, është i gatshëm për të shkuar në organet e drejtësisë. 

“Do i garantojmë edhe atyre të majtëve që janë të zhgënjyer, që do i kthejmë shpresën, si mjet ndryshimi. Pastrimi ka dy elemente. Nuk është e lehtë. A kemi ne pjesën tonë të fajit, padiskutim që po. Duke shprehur dhe duke kërkuar edhe falje edhe në procesin e ’96-ës. Jo çdo e keqe filloi me këta, këta e kanë kthyer të keqen monument. Ata nuk bëjnë zgjedhje pa futur kryetarë bashkie në burg. Ju keni dëgjuar shumë akuza të hedhura këto muaj, disa janë përgënjeshtruar, e disa janë kaq banale sa nuk kanë merituar përgjigje. 

Është fare e thjeshtë përgjigja. Ka pasur një proces hetimi e gjyqësor për 21 janarin dhe ky proces ka rezultuar edhe me dënime. Nëse ndokush ka diçka ndaj meje, nuk i fshihem e nuk i fshihem drejtësisë. Unë kam thënë ato që kam pasur për të thënë. Është një shpifje e ulët që vjen nga dikush që e kam njohur personalisht, e nuk e di që do të biente në batakun e një niveli ordiner”, tha Basha.



Skip to toolbar