Bashkë kundër korrupsionit, ministrat e rajonit e nënshkruajnë deklaratën

AKTUALITET


Ministrat e rajonit të Ballkanit kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për luftimin e korrupsionit në Evropën Juglindore përmes konfiskimit dhe digjitalizimit të aseteve.

“Përpjekjet bashkëpunuese janë thelbësore për të trajtuar në mënyrë efektive këtë sfidë komplekse. Duke pranuar se korrupsioni nuk njeh kufij, nënshkruesit zotohen të punojnë së bashku për të parandaluar, hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin në të gjithë Evropën Juglindore. Vetëm përmes veprimeve kolektive mund të bëjmë përparim të rëndësishëm në çrrënjosjen e korrupsionit”, bëhet e ditur në deklaratën e miratuar.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë Igli Hasani tha se kjo luftë duhet të jetë prioritet dhe mbetet vullnet politik për të bërë diçka më shumë në këtë fushë. Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, tha se korrupsioni është një “realitet politik në Ballkan dhe për këtë arsye njerëzit po shpërngulen”.



Skip to toolbar