Konfigurimi i qeverise se re eshte ende i paqarte, gjithesesi me mbylljen e procesit te numerimit te votave per subjektet politike, partite ne gare e kane tashme idene “sa gur kane ne duar” per te bere llogarite ne “fushen e shahut”.
Kryetari i Nismes, Fatmir Limaj, nje politikan me eksperience ne Kosove dhe luftetar i UÇK, ne nje dalje publike mbremjen e se enjtes ka deklaruar se eshte i gatshem te bashkepunoj me kryeministrin ne detyre Albin Kurti per te formuar institucionet e reja.
Ai eshte shprehur se vendi ka nevoje te gjej zgjidhjen per te shmangur krizen politike. Persa i perket pyetjes se cili eshte tani raporti me AAK, me te cilen u fut ne koalicion, Limaj deklaroj se me Aleancen jane parti te ndara.
Gjithesesi Limaj per ceshtjen e koalicioneve u shpreh se “Nisma” eshte e vogel dhe se rradhen per bisedime fillimisht e kishin te medhenjte.
Lidhur me keto zhvillime ka reaguar Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili mengjesin e te premtes e ka nisur me nje status ne facebook.
Ai shkruan se “E keqja ka emer-Albin Kurti”.
Deri me tani nga rradhet e Vetevendosjes ka reaguar vetem Kandidati për deputet, Agim Bahtiri, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me opozitën për formimin e qeverisë së re.