Bashkim Fino përcillet sot, homazhet në Pallatin e Kongreseve

AKTUALITET


Lajmi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit Bashkim Fino ka prekur politikën dhe opinionin publik në vend. Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillohen homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Kuvendi ka bërë me dije se homazhet do të mbahen sot nga ora 11:00 deri në 15:30. Kujtojmë se Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare, pasi ishte i prekur nga koronavirusi. Pas homazheve, ai do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës.


NJOFTIMI I KUVENDIT

Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.
Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-15:30, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00.




Skip to toolbar