Bayern shkatërron Hertha Berlinin. Gjasula kapiten, por Paderborn “fundoset”

AKTUALITET


Bayern Munich vijon me rezultate pozitive në Bundesliga, duke mundur këtë të diel Hertha Berlinin me rezultatin 0-4 në tranfertë. Skuadra bavareze i shënoi të katërt golat në pjesën e dytë të lojës.

Ishte Muller që gjeti rrjetën në të 60`, ndërsa më pas Lewandowski shënoi në të 73` golin e dytë. Alcantara tre minuta më vonë shënoi dhe të tretin, ndërsa në të 84` ishte Perisic ai që katërfishoi për Bayern.


Skuadra e drejtuar nga Flick merr vendin e dytë në renditje me 36 pikë, ndërsa kryeson Leipzin me 40 pikë. Bayern Leverkusen shkatërroi gjithashtu me rezultatin 4-1 skuadrën e Paderborn, ku luan futbollisti i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, që mbante dhe shiritin e kapitenit.

Voland me dygolësh, Baumgarlinger dhe Gavertz ishin autorët e golave për Leverkusen, ndërsa Srbeny shënoi golin e nderit për të tijët. Paderborn duket pa shpëtim pasi ndodhet në vendin e fundit në kampionat, ndërsa Leverkusën mban vendin e 6 në renditje me 31 pikë.




Skip to toolbar