Baze: Belindi më në fund po merr zvarrë Berishën 

Më të fundit


E di që gishti i mesit ka tërbuar gjithë dynjanë, por më shumë duket i tërbuar Berisha dhe rrethi i tij i afërt.

Gishti i mesit i Belindit i ka futur në kurth, në kulmin e zemërimit të tyre me të. Duke shpikur një ngjarje që është në kufijtë e një skandali etik, Belindi ja doli që ta zhvendosë debatin nga historitë e diplomimit në SHBA, tek të qenit djalë i sjellshëm apo djalë rrugaç.

Dhe nga taktika elektorale duket që është një këshillë e PR për t’i ikur një beteje që sa më shumë zgjatej, aq më shumë e bënte pis.

Por suksesi më i madh i Belos në këtë histori është që arriti të tërheqë zvarrë pas vetes në këtë betejë të tij Berishën dhe rrethin e tij të afërt, të cilët ishin dukshëm në një luftë të ftohtë qysh pas hapjes së fushatës.

Madje në rrethe të ngushta dhe biseda me gazetarë konfidentë, Berisha ka shprehur dhe rezerva për gabimin në zgjedhjen e kandidatit të Tiranës.

Me ‘ofensivën” e djeshme me gishtin e mesit, Belua detyroi sot Berishën dhe njerëzit e tij t’i dilnin në krah.

Berisha dukej shumë zemërthyer, as emrin nuk ja përmendi në deklaratën e tij, por ama shprehu solidaritet se ai në vend të Belos do t’u nxirrte dhe ndonjë gjë më të rëndë.

Shpresoj të mos e ketë pas ne mendje të zbërthente pantallonat, se në këtë moshë nuk është ide e mirë. Rama e ka pas bërë kur ishte i ri.

Por sidoqoftë Belindi e tërhoqi deri këtu zvarrë. Atë dhe njerëzit e tij që kishin filluar mërmërisnin kundër tij.

Me gishtin e mesit ai i vuri para sfidës, ose të qëndronin me të deri në fund të fushatës, ose ta lëshonin dhe të bëheshin aleatë të heshtur të Veliaj.

Dhe ja doli t’i tërheqë zvarrë qoftë dhe në një budallallëk, që është shpikur për të mbuluar një debat më të keq se ky.

Dhe kjo i duhet njohur për meritë deri më 14 maj. Pastaj me të parë e me të bërë, se as Berisha nuk është se do t’i ketë punët si humbës, më mirë se Belindi.



Skip to toolbar