E vetmja gjë që po përpiqen të mos e thonë qartë opozitarët e Berishës dhe vet Gazmend Bardhi është që ai nuk ka bërë padi në SPAK për Olsi Ramën lidhur me pretendimet e tij të bëra publike dy ditë më parë.
Edhe pse e njoftoi me urgjencë konferencën për shtyp, edhe pse kishte arritur të kuptonte që në makinë ishte një burrë i gjatë dhe me flokë të zeza, edhe pse është I bindur se ai është Olsi Rama, nuk ka bërë padi.
Për të gënjyer gazetarët por më shumë ata që rrinë poshtë penxheres, ka shkuar në SPAK por aty nuk ka bërë padi. I ka bërë kërkesë SPAKU që ata të bëjnë kallzim për Olsi Ramën.
Pra në një farë mënyre e ka trajtuar SPAK si organ varësie që vihet në lëvizje me dëshirat e tij. Pak a shumë siç I ka bërë kërkesë para një viti që të kallzoj Flamur Nokën se ka pasur një vilë të fshehtë në Lalëz.
Nuk di pse I është shmangur padisë kur është I sigurt që ka fakte. Aq I sigurt sa ishte në vlerësimet tij, s’kishte pse i trembej padisë.
Fakti që nuk bëri padi, po I kërkoi SPAK të bëj vet kallëzim bazuar në ato që thotë ai, është një përpjekje për të nxjerr gështenjat me duart e SPAK, pasi ka frikë se vet mund të përfundoj si historia e Babale 1, ku autori I “denoncimit” tani ka tre vjet që ose I fshehet gjykatës ose e shantazhon politikisht ose zvarritet pas Ulsiut për amnisti penale.
Duke e pasur të qart fatn e Salianjit që ndërmori operacionin Babale 1, autori I Babale 2, duket që është më I kujdesshëm.
Dhe nuk bën keq se instikti I jursitit, e ndihmon në këtë rast të mos përfundoj si Salianji.
Nga ana tjetër fakti që vazhdon bërtet që kam bërë Padi në SPAK, duke gënjyer publikisht, tregon se ai ka nevojë të forcoj besimin tek penxherja mbi Rrugicë, se ai nuk bën kompromise me Edi Ramën, pavarësisht marrëveshjes për normalizimin. Pra i duhet të tregoj se I ka treguar vendin Edi Ramës, duke I gënjyer ata.
Në finale 48 orë pas zhurmës së tij, nuk kemi asnjë padi në SPAK, por vetëm një frikacak dhe gënjeshtar, që do të duket dhe trim dhe besnik.