BBC publikon listën, “Legjionari” i Kombëtares mes 24 talenteve që duhen vëzhguar

BOTA


Pas shumë e shumë ditës pritje, tani është koha për të përjetuar emocione të fortë futbollistike, ku prej mbrëmjes së kësaj të premteje e deri më 14 korrik do të ndjekim “magjinë” e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku këtë herë pjesëmarrës, për herë të dytë në histori, janë edhe “Legjionarët” e Kombëtares sonë falë punës fantastike dhe harmonisë që krijoi tekniku Sylvinho.

Padyshim në një event të tillë madhor të gjithë futbollistët duan të pikasin për t’iu rënë në sy klubeve më të mëdha në Europë dhe për të qenë pjesë e tyre, teksa së fundmi, prestigjiozja britanike, “BBC” ka bërë një artikull me 24 lojtarët të cilët duhen ndjekur me vëmendje gjatë këtij Evropiani, ku pjesë e listës është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj i cili mund të quhet zbulimi i trajnerit Sylvinho.


“Pas shkëlqeimit të tij te grekët e AEK, Mitaj pasuar dy sezone shumë premtuese me rusët e Lokomotiv Moscoë, në elitën e futbollit të Premierligës ruse. Juventus raportohet të jetë shumë i etur për të siguruar shërbimet e Mitaj dhe ai pritet të fillojë ndeshjen hapëse të Shqipërisë kundër Italisë në Dortmund”,- shkruhet në artikullin e britanikes për futbollistin e Kombëtares kuqezi.

Lista e plotë e 24 lojtarëve:

Martin Baturina – Kroaci, Dinamo Zagreb Warren Zaire-Emery – Francë, PSG

Benjamin Sesko – Sloveni, Leipzig

Brian Brobbey – Holandë, Ajax

Florian Wirtz – Gjermani, Bajer Leverkusen Giorgi Mamardashvili – Gjeorgji, Valencia Johan Bakayoko – Belgjikë, PSV Eindhoven Georgi Sudakov – Ukrainë, Shakhtar Donetsk Jamal Musiala – Gjermani, Bayern Munich Joao Neves – Portugali, Benfica

Strahinja Pavlovic – Serbi, Salzburg

Leopold Querfeld – Austri, Rapid Vienna

Arda Guler – Turqi, Real Madrid

Xavi Simons Holandë, PSG

Zeno Debast – Belgjikë, Anderlecht

Mario Mitaj – Shqipëri, Lokomotiva Moscow Vladyslav Vanat – Ukrainë, Dynamo Kiev Jeremie Frimpong – Holandë, Bayer Leverkusen Matej Jurasek – Republika Çeke, Slavia Prague

Morten Hjulmand – Danimarkë, Sporting Lisbon

Kenan Yildiz – Turqi, Juventus

Lazar Samardzic – Serbi, Udinese

Adam Obert – Sllovaki, Cagliari

Zan Vipotnik – Slloveni, Bordeaux




Skip to toolbar