BBC: Shteti Islamik po riorganizohet dhe po bëhet më i fortë

AKTUALITET


Janë shtuar faktet që konfirmojnë se Shteti Islamik (ISIS) po riorganizohet në Irak, dy vjet pasi humbi territorin e fundit në këtë shtet.

Zyrtarë kurdë, por edhe zyrtarë të agjencive sekrete perëndimore kanë konfirmuar për BBC-në se prezenca e ISIS në Irak është bërë më e sofistikuar dhe po rritet e po forcohet.

Militantët janë bërë më të aftë dhe më të rrezikshëm se Al-Qaeda, sipas Lahur Talabany, një zyrtar kurd, kryesor në luftën kundër terrorizimit.

“Ata kanë gjetur teknika më të mira, taktika më të mira dhe kanë më shumë para në dispozicion”, tha ai. “Ata kanë mundësi të blejnë mjete të rënda, armë, ushqime dhe mjete pune. Edhe nga ana teknologjike kanë përparuar. Tani është më e vështirë t’i luftosh. Me pak fjalë ata janë si Al-Qaeda por me më shumë steroidë”.

Shefi i inteligjencës kurde tha se përgjatë 12 muajve të fundit ISIS është rindërtuar nga rrënojat e kalifatit.

“Ne shohim që aktivitetet po rriten tani, dhe ne mendojmë se faza e rindërtimit ka mbaruar”, tha z. Talabany, i cili kryeson Agjencinë Zanyari, një nga dy agjencitë e inteligjencës në Kurdistanin në Irak.

Ai thotë se një lloj tjetër i IS është shfaqur, i cili nuk dëshiron më të kontrollojë asnjë territor për të mos qenë një objektiv. Përkundrazi – si paraardhësit e tyre në al-Kaeda – ekstremistët janë vendosur nën tokë në Malet Hamrin të Irakut.

“Kjo është qendra e ISIS tani”, tha Z. Talabany. “Është një varg i gjatë malesh dhe është shumë e vështirë për ushtrinë e Irakut për t’i kontrolluar. Ka shumë shpella.”

“Nëse kemi trazira politike, kjo është Parajsa për ta, ose Krishtlindjet vijnë herët për ISIS”, tha ai.



Skip to toolbar