BE forcon përpjekjet e përbashkëta kundër krimit të organizuar ndërkufitar

BOTA


Bashkimi Evropian kërkon të ndihmojë autoritetet gjyqësore në 27 shtetet e tij anëtare që të bashkëpunojnë ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar.

Bashkëpunimi evropian duhet të forcohet dhe të bashkërendohet më mirë për t’u përballur me zhvillimin kompleks dhe të shpejtë të krimit ndërkombëtar, përfaqësues të rrjetit gjyqëor european Eurojust deklarua sot në Hagë. Presidenti i Eurojust Ladislav Hamran u shpreh se nisma e re ka përcjellë një mesazh të qartë lidhur me qëllimin e tij.

“Krimi i organizuar nuk njeh kufij, por ndërkohë nuk di asgjë lidhur me vendosmërinë tonë për të hetuar dhe ndjekur penalisht”, deklaroi ai.

Sipas Eurojust, krimi i organizuar gjeneron rreth 139 miliardë euro (156 miliardë dollarë) në vit brenda BE-së. Më shumë se tre të katërtat e të gjitha bandave kriminale në BE janë aktive në disa vende dhe rrjeti i ri i drejtësisë synon të sigurojë që hetuesit të mund të ndërhyjnë më shpejt dhe më lehtësisht.

Fokusi kryesor i Eurojust është lufta kundër trafikut të drogës. Rreth 50% e grupeve kriminale janë të përfshira në biznesin e drogës, sipas një raporti të Europol. Kjo shpesh shoqërohet me dhunë ekstreme, pastrim parash dhe krime të tjera të rënda.

Agjencia e gjyqësorit të BE-së, Eurojust mbështet autoritetet gjyqësore kombëtare në luftën kundër krimit të organizuar prej më shumë se 20 vjetësh. Ajo punon ngushtë me Europol, agjencinë europiane të policisë, e cila është gjithashtu e vendosur në Hagë.



Skip to toolbar