BE-ja mund t’i heqë të drejtën e votës Hungarisë nëse vazhdon të bllokojë ndihmën për Ukrainën

BOTA


Bashkimi Evropian synon t’i heqë Hungarisë të drejtën e votës nëse kryeministri i vendit, Viktor Orban, vazhdon të bllokojë ndihmën për Ukrainën, sipas Politico .

“Nëse Orban bllokon marrëveshjen për buxhetin e BE-së dhe për ndarjen e 50 miliardë eurove për Ukrainën – përsëri në samitin e liderëve të BE-së në shkurt, duke përdorur nenin 7 [të traktatit të BE-së] për të privuar Hungarinë nga e drejta për të votuar mund të bëhet një opsion i zbatueshëm”, citon botimi të ketë thënë një burim mes diplomatëve të BE-së.

Politico vë në dukje se ky nen i traktatit të BE-së u lejon vendeve të bashkimit të pezullojnë të drejtat e votës së një shteti anëtar, si dhe të “zbatojnë kufizime të tjera mbi të drejtat e anëtarësimit” nëse ai “shkel seriozisht parimet” e BE-së.

Brukseli është i vetëdijshëm se pa ndihmën financiare nga Bashkimi Evropian, puna e agjencive qeveritare të Ukrainës do të ishte e pamundur, thuhet në botim. Situata e Kievit ndërlikohet më tej nga fakti se Uashingtoni është “gjithnjë e më i gatshëm” për të siguruar fonde për nevojat e Ukrainës./abcnews.al



Skip to toolbar