BE: Vendet me shkallën më të ulët të vaksinimit po shënojnë më tepër vdekje nga Covid

CORONAVIRUS


Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore ndodhet tashmë në izolim ose po shkon drejt tij, ndërsa spitalet po përpiqen të frenojnë kolapsin nga vala e katërt.

Të dhënat në fjalë janë përgatitur nga Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollit. Ato janë konsideruar të sakta edhe nga OBSH, kreu i së cilës, Tedros Adhanom Ghebreyesus shkruan:

“Provat janë të qarta se popullatat e pavaksinuara janë në rrezik më të lartë të infektimit me Covid-19 dhe vdekjes prej tij. Fundi i vitit është afër dhe shumë vende nuk janë në rrugën e duhur për të vaksinuar 40% të popullatës së tyre. Ne kemi nevojë për veprim tani, për të shpëtuar jetë” – thotë kreu i OBSH i cili publikon grafikun.



Skip to toolbar