Begaj në konferencë me Stoltenberg: I domosdoshëm anëtarësimi i Kosovës në NATO

Më të fundit


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim këtë të martë në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë konferencë së përbashkët për shtyp, Begaj u shpreh se fokusi kryesor i takimit ishte rendi i qetësisë dhe i paqes ndërkombëtare. Begaj nënvizoi gjithashtu se është i domosdoshëm anëtarësimi i Kosovës në aleancën ushtarake.


Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi.

KFOR, është garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ne jemi duke kaluar kohë të sfidave të mëdha, të cilat kërkojnë vendime të guximshme dhe të drejta.

Në këtë kontekst është në bindjen time se është më se e justifikueshme për ta konsideruar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Aleancën Euro-Atlantike. Shqipëria vlerëson shqetësuese kërcënimin që vjen nga Irani”, theksoi ai.




Skip to toolbar