Premtimet e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçit, Roland Bejko i konsideroi si banale.
“Tuneli nëntokësor të sheshi është një finte, sa për spektakël, por s’e bën do golin. Belindi më ngjan si i “Zakonshmi Ceto”, ai premtonte tunele nën Adriatik, për të lidhur Sicilinë me tunele nën det me pjesën tjetër të Italisë, premtonte dhe ura mbi det. Autobus fals, shiko ça shembulli. Krijon pabarazi totale. Është banal premtimi që bën vëllai i Erionit, Belo”, tha Bejko.