Bejtja ‘rrëzon’ Bashën: U inspektuan 28 banesa në Rrëzë të Krujës dhe u strehuan 17 familje

POLITIKË


Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, njëkohësisht anëtar i zyrës operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka përgënjeshtruar nga Kruja deklaratat e liderit të opozitës Lulzim Basha, duke i cilësuar të pabaza.

Bejtja ishte në fshatin Rrëzë, njësia administrative Cudhi (Krujë), ku ka përfunduar verifikimi i 28 banesave të dëmtuara nga tërmeti, prej të cilave 9 janë shpallur të pabanueshme. Bejtja, në një prononcim për mediat tha se akuzat e Bashës për mungesë të vëmendjes së shtetit për këtë fshat, janë të pabaza. “Fatkeqësia natyrore nuk duhet të shfrytëzohet politikisht. Dua tju them se i gjithë shteti është në këmbë.

Konkretisht për fshatin Rrëzë, janë shpërndarë ndihma në ushqime e veshmbathje për 17 familjet e këtij fshati. Ka përfunduar procesi i verifikimit të 28 banesave në këtë fshat, ku 9 prej tyre janë shpallur të pabanueshme, ndërkohë është asistuar i gjithë procesi i akomodimit të banorëve. 5 prej familjeve të pastreha në këtë fshat kanë kërkuar strehim të përkohshëm pranë ambienteve të tyre të banimit, sipas kërkesës së tyre, ndërsa 4 familje të tjera janë strehuar pranë të afërmve”, u shpreh zëvendësministri.



Skip to toolbar