Dha 1 milion euro, Pacolli shton dhe 1 pallat në Krujë: Gati për 3 muaj

AKTUALITET


Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli së bashku me Kryeministrin Edi Rama vizituan Krujën këtë të enjten. Pacolli, që dha 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, ka marrë përsipër të ndërtojë edhe disa banesa për të të pastrehët e kësaj tragjedie. Gjatë vizitës në Krujë, Pacolli kërkoi që në Krujë të banesat për të pastrehët të ndërtohen në lagjet e poshtme të qytetit, duke krijuar më shumë hapësira në zonën muzeale të qytetit.

“Aty ku ka pallate mirë është me zbrit poshtë, për të hapur hapësirë, se Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar. Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin”, tha Pacolli.


Më tej, ai konfirmoi se ka nisur puna për projektimin e pallateve, ndërsa nëse nuk do të ketë pengesa ata mund të jenë gati për 3 muaj. “Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet”, tha ai.

Pacolli shtoi se në Thumanë mendonte të ndërtohej aty ku pati shembje ndërtesash nga tërmeti. Sipas tij, banorët që kanë banuar në atë zonë nuk duhen shpërngulur. “Ajo pjesë që ka jetuar aty nuk duhen shpërngulur. Ta bëjmë qendrën e Thumanës si shembull për të tjerët. Do ta bëjmë në mënyrë krejtësisht tjetër, prej verifikimit të terrenit, gradës sizmike”, tha Pacolli.

Por, Kryeministri Edi Rama tha se një pjesë e familjeve që kanë shpëtuar nuk duan të rikthehen aty. Megjithatë, Rama i kërkoi kryebashkiakut të Krujës të bashkëpunojë me Behgjet Pacollin për të ndërtuar pallatet e reja.

“Ti bëj taten se shembullin e bëjmë ne, e shohim se kush do e bëjë më bukur, këtu nuk jemi në garë. Ato familje që kanë viktima nuk duan të rrinë aty. Familjet që kanë shpëtuar në shumicën e rasteve nuk duan. Çfarë do bëjnë atje me thënë të drejtën? Me bë gjithë atë shpenzim. Duke qenë se Behgjeti është ndërtues do të marrë t’i bëjë vet, se të tjerëve u marrim fondin”.

“Ne të gjithë pallatet që nuk bëhen më do t’i shembin dhe do t’i rindërtojmë.  Bashkia me Behgjetin merreni përsipër këtë pjesë, bëni një masterplan duke marrë parasysh sa njerëz janë, sa apartamente janë për tu rindërtuar nga e para, dhe ndani punën cilën pjesën bën Behgjeti cilën ne, se nuk do bëjë gjithë Krujën. Supervizorin për garanci, për të gjithë kompanitë, do jetë nga shteti”, tha Rama.




Skip to toolbar