Beleri kërkesë gjykatës, pezullim të dekretit të presidentit për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë

AKTUALITET


Fredi Beleri i ka kërkuar gjykatës të pezullojë dekretin e Presidentit Bajram Begaj, lidhur me shpalljen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.

“Ky Akt administrativ individual, do të kundërshtohet nga kërkuesi me Padi drejtuar Gjykatës kompetente, pasi vjen në kundërshtim me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, si dhe Kodin e Procedurave Administrative”, thotë Beleri në kërkesën e tij.

Kujtojmë se Presidenti Bajram Begaj caktoi 4 gushtin, ditën kur qytetarët e Himarës do t’i drejtohen kutive të votimit.

Presidenti njoftoi se 4 gusht ishte cilësuar si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore bazuar edhe tek rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni veror për bashkinë e Himarës.

Aktualisht kjo bashki drejtohet nga kryetari i Komanduar Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës në 5 Qershor. Më herët në detyrë ka qenë Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të SPAK në 23 Mars.



Skip to toolbar