Një aksident i rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje në Velipojë. Një mjet është përplasur me një motor në aksin rrugor Velipojë-Shkodër, në afërsi të kishës së Velipojës.
Mjeti tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi me inicialet A.U., 28 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, është përplasur me një motoçiklet me drejtuese shtetasen S.U., 32 vjeçe, banuese në Velipojë.
Nga përplasja, drejtuesia e motoçikletës ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Shtetasi A. U. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.