Benzi “fluturon” Volkswagen, katër të plagosur në Peqin

AKTUALITET


Dy makina janë përplasur pasditen e të premtes në fshatin Pajovë të Peqinit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati viktima.

Një mjet tip Benz është përplasur me një mjet tip Volkswagen në rrugën nacionale Elbasan-Pajovë.


Nga përplasja e fortë, të dy mjetet përfunduan në një lokal që ndodhej në anë të rrugës.

Ndërkohë, nga aksidenti mbetën të plagosur katër persona, tre prej të cilëve u dërguan me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Policia shkoi në vendin e gjarjes dhe nisi punën për zbardhejn e rrethanave të aksidentit.

Ende nuk dihet se kush ishte shkaku dhe faji në këtë aksident, ndërsa mjeti tip Volkswagen ka përfunduar sipër kofanos së mjetit Benz pas përplasjes.




Skip to toolbar