Një i burgosur është vetëvrarë në qelinë e tij në Burgun e Beratit. Blerim Protoduari, 39-vjeç, nga fshati Poshnje në Urë-Vajgurore, është gjetur i vetëvarur me kabullin e televizorit në qeli nga roja e turnit të shërbimit.
39-vjeçari ka vrarë veten ditën e Krishtlindjeve, ndërsa ndodhej në burg prej rreth 7-muajsh për veprën penale “Dhunë në Familje”.