Egbo merr bekimin e Halilit, do vijojë punën si trajner i Tiranës

SPORT


Emanuel Egbo do të vijojë punën si trajner i parë i Tiranës. Nigeriani që erdhi në krye të bardhebluve si trajner i përkohshëm, ka bindur drejtuesit në tre ndeshjet e tij dhe ka marrë bekimin e presidentit Halili për të udhëhequr 24 herë kampionët deri në fund të sezonit.

“Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës. Trajneri bardheblu gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin.


Pas tre ndeshjeve me të në krye, klubi ka vendosur ti besojë deri në përfundim të sezonit pankinën bardheblu. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonale. Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës ndërkohe që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatëse për të drejtuar skuadrën” shkruhet në njoftimin e klubit të Tiranës.




Skip to toolbar