Berisha e sheh bulevardin plot: Ky është cunam popullor

Më të fundit


Sali Berisha e ka cilësuar “cunam popullor” protestën që ka thirrur ditën e sotme para kryeministrisë duke përmendur edhe një shprehje të novelistit amerikan George Orwell se do të thonë të vërtetat. Po ashtu nuk ka kursyer akuzat ndaj Edi Ramës se është kryeministër i korruptuar.

“Në këtë cunam popullor të revolucionit demokratik, shqiptarë kudo që jeni në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Europë, SHBA, që keni pritur me padurim këtë ditë të madhe të siparit të revolucionit demokratik së monizmit të dytë në Shqipëri, një mbështetje vëllazërore. Miqtë e mi do ta nis fjalën time me një shprehje të të famshmit “George Orwell” i cili shkruan se është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre. Ndaj sot do themi të vërtetat tona. Pra qëllimi më themelor i këtij revolucioni është të mbrojmë të vërtetat. Rroftë fitorja” – tha Berisha.


Ai çuditi jo pak kur u shpreh se Edi Rama ka vendosur tanket në Surrel.

“Në tunelet e Surrelit ka vendosur tanket dhe blindat. I them t’i cojë në Ukrainë sepse këtu nuk i duhen, ne do t’ia asgjësojmë”  – tha Berisha.




Skip to toolbar