Në deklaratën për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u shpreh se Berisha po kërkon gjakderdhje në PD, ndërsa theksoi se ky skenar i tij do të dështojë. Bardhi deklaroi se selia e PD nuk është strehë për Berishën si non grata e familjen e tij, e as për elementë të kriminalizuar.
“Që opozita të jetë e fortë duhet të pastrohet nga elementë të kriminalizuar, që e kanë trajtuar siglën e partisë si metodë për përfitime të paligjshme. Media do të hyjë në seli pasi të përfundojnë punimet, nuk është atraksion turistik. sapo të kenë përfunduar punimet do futeni brenda e do keni mundësi të transmetoni pamjet.
PD ka marrë cdo masë teknike organizative për të shmangur cmendurinë ku ka arritur Berisha për të përplasur demokratët me demokratët, duke i bërë dhuratën më të çmuar regjimit të Ramës. Ky është qëllimi i protestës që ka thirrur Berisha dhe përgjegjësia jonë është të bëjmë maksimumin që mos ndodhë. Berisha kërkon gjakderdhje në PD, sic thonë njerëzit e tij.
Ka folur e flet për gjakderdhje në selinë e PD, Berisha ka provuar më shumë se një herë se tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën. Ky skenar dhune ka për të dështuar, edhe për faktin se demokratët janë në betejë me regjimin e Ramës.” u shpreh Bardhi, ndërsa theksoi se e nesërmja në PD do të jetë një ditë normale pune.
Nëse do ngujohet berisha është i lirë ta bëjë, kemi kaq ditë që kërkon ta kthehjë në një vendstrehim për të e familjen e tij non grata. problemi është që selia nuk është vendstrehim për askënd.
Nëse Berisha nesër ka vendosur të provojë atë që kemi muaj që themi, kjo është zgjedhja e tij. Nesër është një ditë normale pune për deputetët që kanë punë në seli, disa kanë vendosur që selinë ta kthejnë në atraksion turistik disa në regjim të edi Ramës.” theksoi Bardhi.