Në fjalën e tij nga selia e PD-së, Sali Berisha paralajmëroi edhe protesta kombëtare kundër qeverisë, madje theksoi se ishte në plan që një protestë e tillë të mbahej më 18 dhjetor. Berisha shtoi se Ramën e shpëtoi referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës.
“Protesta kombëtar ishte dhe është opsion, që të jem transparent me ju unë, një opsion ishte në datën 18. Por problemi është se referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë.
Edhe shpëtoi, Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi referendumi i peng Bashës se do kishte patur të gjithë Shqipërinë në Tiranë.
Kjo është e vërtetë, por do vijë shumë shpejt. Revolucionin nuk e ndalon dot kush, mjer ai që kujton se mund ta ndalojë. Një herë të drejton, një herë e drejton ti, por ai të ndalur nuk ka”, deklaroi Sali Berisha.