Rihidhet shorti i Champions League, PSG nuk shmang duel të fortë

CHAMPIONS LEAGUE


Pas gabimit të bërë në shortin e orës 12:00, UEFA rihodhi shortin e Champions League për fazën e 1/16 finale. Goglat dhuruan përballje të tjera, ku sërish nuk munguan duelet e forta.

Spikasin sfidat Paris SG-Real Madrid, Atletico Madrid-Manchester United dhe Inter-Liverpool. Interesant fakti se Chelsea ishte sërish me fat, teksa përsëri “peshkoi” Lille.


Çiftet

SALZBURG – BAYERN MUNCHEN

SPORTING LISBON – MANCHESTER CITY

BENFICA – AJAX

CHELSEA – LILLE

ATLETICO MADRID – MANCHESTER UNITED

VILLARREAL – JUVENTUS

INTER – LIVERPOOL

PSG – REAL MADRID

Sfidat e vajtjes do të mbahen në datat 15/16-22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 8/9-15/16 mars. Të gjitha takimet do të luhen në orën 21:00. Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales do të mbahet të premten më 18 mars.

Nuk do të vlejë më avantazhi i golave të shënuar në fushën kundërshtare. Shembull: Nëse një ekip humbet 3-1 në transfertë dhe fiton 2-0 në shtëpi, shkohet në shtesë dhe më pas penallti. Finalja do të zhvillohet më 28 maj në “Gazprom Arena” të Shën Pjetërburgut.




Skip to toolbar