“Berisha nuk donte Kosovën e pavarur”, CIA varros “patriotizmin” e Berishës

Më të fundit


Ky dokument i deklasifikuar shërbimit sekret amerikan, konfirmon se në vitin 1995, Presidenti i kohës, Sali Berisha ishte kundër pavarësisë së Kosovës.

Madje në raportin e CIA_s të siguruar nga ABC News nënvizohet se në prag fushate, Sali Berisha ashpërsoi qëndrimet për cështjet etnike, duke e përdorur kartën nacionaliste për të mundur socialistët.


Dokumenti i CIA-s studion mundësitë për konflikte në Ballkan, dhe në kapitullin “Potenciali i Tiranës për të ndikuar në rajon” aktori kryesor i mbajtur nën vëzhdim, është Sali Berisha.

Dhe jo pa të drejtë, sepse presidenti i Shqipërisë në atë kohë takonte diplomatë amerikanë të cilëve ju deklarohej kundër pavarësisë së Kosovës.

“Berisha – me shumë gjasa duke njohur pozicionin e dobët negociues të shqiptarëve etnikë – vazhdon të këmbëngulë që Rugova të heqë dorë nga kërkesat për pavarësi dhe u ka thënë diplomatëve amerikanë se ai beson se fillimi i negociatave do ta ndihmojë Rugovën të shmangë presionin nga liderët më aktivistë shqiptarë të Kosovës”about:blank

Raporti vijon edhe me tej, duke nënvizuar rrezikun që në prag fushate, Berisha të nxiste konfliktin.

“Një sfidë politike nga socialistët e Shqipërisë–ish-komunistë–në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme mund ta bëjë Berishën të ndjekë një linjë më të ashpër për çështjet rajonale etnike-shqiptare. Ai gjithashtu mund të përdorë kartën nacionaliste për të marrë mbështetje nga partitë e vogla të djathta”

Ky raport i takon dhjetorit të vitit 1995. Ajo që ndodhi më pas, ishte se pikërisht pas zgjedhjeve, Berisha i kërkoi Ibrahim Rugovës që t’i bashkohej protestës së opozitës serbe.

Ndoshta ishin këto arsyet që e bënë Rugovën ta ndërpriste marrëdhënien me Berishën për të mos i rivendosur kurrë.

Më pas, Berisha nuk e fshehu se ishte kundër pavarësisë së Kosovës, duke i kërkuar edhe Hashim Thacit të mos e firmoste marrëveshjen e Rambujesë, aty ku u hodh hapi i parë i shkëputjes së Kosovës nga Serbia./abcnews.al




Skip to toolbar