“Berisha nuk ka njerëz luftarakë”, Elezi: SHBA-të duan ta çojnë vendin drejt institucioneve

Më të fundit


Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, Ibsen Elezi, foli për situatën politike në vend, ndërsa deklaroi se është krijuar një sistem që nuk prodhon më njerëz me integritet.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se SHBA është e shqetësuar dhe se sipas SHBA-të duan ta çojnë vendin drejt institucioneve.

“Nuk ka më njerëz me integritet. Këta ndërtojnë mekanizma që nuk prodhojnë njerëz me integritet. Si rasti i Gjekmarkaj, e mori i tha se unë me Berishën nuk bashkëpunoj dhe ndryshoi. Amerikanët janë të shqetësuar që duhet të ndryshojnë gjërat sepse e shohin se në bashkëpunimin e tyre me Shqipërinë nuk kanë bashkëpunimin institucional të konsoliduar, por me individë që mund të marrin vendime mbi institucione. Kjo i bën bashkëpunimet të paqëndrueshme sepse I teket Lulzim Bashës, e mashtron ambasadorin. Ka marrëveshje dhe bashkëpunime të paqëndrueshme. Kur ka institucione nuk mundet lidershipi të kalojë këto korniza. Kjo është arsye pse SHBA duan ta çojnë vendin drejt institucioneve. Ne kjo na konvenon. Drita jeshile që amerikanët shohin se çfarë mund të ndodhë në Shqipëri, është që duhet të ndërtohet klasa e re politike. Por e panë që këta e kanë zaptuar sistemin dhe klasa e re nuk mbin to. Nëpërmjet SPAK po godasin dhe po krijojnë çara të forta në sistemin e tyre dhe në një të ardhme duan të ndërtojnë një nukël që të rritet potencialisht. Pra po tentojnë që të gjithë aktorët e vegjël t’i mbledhin bashkë.,.. duan të realizojnë që këtë gjendje elektorale që është ta materializojnë…Edi Ramës i kanë rrëshqitur një numër mbi 100 mijë votash, por që nuk shkojnë dot te Berisha. PD është në gjakderdhje të vazhdueshme dhe Berisha me këto pretime e ka me njerëz besnikë. Nuk ka njerëz luftarak, por mbrojtës…Mendoj që numri i votave të Edi Ramës dhe Berishës, edhe e majta dhe e djathta janë në rrjedhje”, tha ndër të tjera Elezi.



Skip to toolbar