Sali Berisha ka nisur spastrimet e para nga listat e kandidatëve për deputetë. Të parit ia ka treguar derën Dashnor Sulës. Deputeti i njohur për qëndrimet kritike ndaj tij, në një status ka njoftuar se i është komunikuar largimi nga listat, për një arsye të vetme. Ndryshe nga doktori, mbështet SPAK.
“Sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”.
Sula ishte kandidati më i votuar në primaret e PD për Elbasani, ndërsa në 2021 deputeti i dytë me i votuar në qark, me mbi 7 mijë vota. Ai ka një paralajmërim të fortë për Berishën dhe besnikët e tij. Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë.”
Rasti i Sulës, provon se doktori i ka alergji rebelët dhe me listat e kandidatëve, por shkel statutin dhe primaret, për ti nxjerrë jashtë loje. Pakënaqësia ndaj tij është shtrirë edhe te “Aleanca Madhështore”. Aleati maqedonas, Vasil Sterjovski vendosi të largohet nga koalicioni, pasi Berisha nuk i ofroi as një vend në listë të hapur.
“Dështuam në negociata, i kerkova një vend në listën e hapur të Korccës, refuzuan. Edhe ne qarqe të tjera nuk na dhanë vende. Pra koalicion, por s’na dhanë asnjë vend në listë. Vala e pakenaqesive te listave ka kapur edhe Partine e Lirisë së Ilir Metës. Kryetarja e Lidhjes së Gruas, Esmeralda Demiraj ka njoftuar dorëheqjen me faktin se nuk është përfshirë ne listat e kandidateve.”