“Berisha s’mund të bëjë më presion”, Gjikondi: Ndarja e opozitës, pa kthim! I ka përcarë interesi i Saliut

Më të fundit


Juristja Brizida Gjikondi thotë se Sali Berisha, përmes deputetëve që i shkojnë nga pas, po përpiqet që t’i bëjë presion parlamentit dhe drejtësisë shqiptare në lidhje me vendimet që pritet të merren më 11 qershor, djegia e mandatit të tij si deputet dhe fati i vulës së PD.

“Në një parlament të zgjedhur me votë të lirë, nuk mund të ndryshohet me dhunë nga një grusht njerëzisht që shkojnë nga bashkia te parlamenti, ankohen për ndotjen e ajrit dhe mos përmirësimin e tij por ndërkohë mendojnë se protestat janë gomat e djegura me benzinë dhe ndotja e kryeqytetit.

E vërtetë që e gjitha bëhet për interes të një familjeje dhe një personi të caktuar, i cili sa më shumë afron 11 qershori që është data ku ndahet pjesa e vulës zyrtare të asaj partie që nuk është më parti por vulë partie, por ndahet edhe dekati personal i Berishës. Perëndia ka bërë që të jenë me një ditë të dyja, vendimin e parlametit që t’i digjet mandati dhe dita ku vendoset nga gjykata e Apelit në lidhje me vendimin e vulës.

Këto vendime kanë të bëjnë me fatin e pasurisë së familjes së tij dhe po përpuqet që duke futur vajznë në skenë dhe duke ngritur në mënyrë artificiale adrenalinën agresive të një grupi personash që nuk janë mbështetsit e opozitës, mendon se do të bëjë presion ndaj parlamentit, drejtësisë dhe mendësisë së shqiptarëve.”, tha Gjikondi.

Duke komentuar veprimet kaotike të opozitës një ditë më parë në Kuvend, ajo tha se përçarja e opozitës është pa kthim.


“Përcarja e tyre është pa kthim pas. Ata i ka përcarë interesi i Berishës. I dimë shumë mirë se ai është personi kryesor.

Pamë që Bardhi deri dje ishte më i egër se Basha ndaj Berishës, në facebook shikoje statuse denigruese dhe përjashtuese për Berishën dhe sot bëhet flamurtari i madh.

Kemi një kapërcim të tejskajshëm të Bardhit brenda një viti nga një ekstremist kundër Berishës në pro, duke kërkuar nga Nikolla që të kthejë Berishën.”, tha ajo.



Skip to toolbar