Berlusconi fiton betejën me koronavirusin

CORONAVIRUS


Për ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, vjen tamponi i parë negativ ndaj Covid 19.

Në një muaj betejë, Berlusconi qëndroi 10 ditë i shtruar në spital, në gjendje të rënduar, për të vijuar më tej kurimin në shtëpi.

Lajmi i mirë vjen pikërisht në ditën e lindjes së tij, kur më 29 shtator festoi 84-vjetorin.

Ai mbajti një festë private me familjen në Villa San Martino ad Arcore.

Përballë urimeve të shumta që mori nga lider nga gjithë bota, mes tyre dhe Vladimir Putin, kavalieri shkroi në Twitter, “Faleminderit nga zemra për urimet e shumta, jam i emocionuar. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës! Mijëra urimet që kam marrë më emocionuan”.



Skip to toolbar