Besnik Tahiri ministër i jashtëm i Kosovës

KOSOVA


Besnik Tahiri do të jetë ministri i ri i jashtëm i Kosovës i qeverisë në ikje të Avdullah Hotit.

Ky i fundit ka emëruar zv.kryeministrin e parë në detyrë, Besnik Tahirin në vend të Meliza Haradinaj-Stublla.


Disa audioincizime ku ngriheshin akuza për manipulime votash, kanë detyruar Meliza Haradinaj-Stubllën të japë dorëheqjen dhe të lërë vendin bosh para se qeveria të largohet.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, z. Besnik Tahiri. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.




Skip to toolbar