Avioni i presidentit amerikan Air Force One ka zbarkuar në Tel Aviv. Sapo zbriti nga aeroplani, Biden u përshëndet nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Joe Biden mbërriti në Izrael në një mision diplomatik ndërsa shqetësimet rreth konfliktit me Hamasin janë në rritje.
Sulmi mbi një spital në Gaza shtoi tensionet dhe bëri që Biden të ndryshonte axhendën e tij duke ardhur në Izrael me emergjencë pas anulimit të takimit në Jordani.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë mbërriti në Izrael me synimin e parandalimit të zgjerimit të konfliktit që ka nisur prej 7 tetorit pasi militantët e Hamasit ndërhynë në territorin izraelit duke vrarë qindra persona.