“Biden nuk do të tërhiqet nga gara zgjedhore”, Harris: Do ta mundim përsëri Trump

BOTA


Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris hodhi poshtë sot idenë se presidenti Joe Biden duhet të tërhiqet nga gara zgjedhore, pasi përfaqësuesi demokrat Lloyd Doggett i Teksasit i bëri thirrje të largohej nga gara pas një paraqitjeje “të dobët” në debatin e javës së kaluar.

“Ne e mundëm Trump një herë dhe do ta mundim përsëri, pikë,” tha ajo në një intervistë për CBS News.



Ajo theksoi se është krenare që është zëvendëspresidente e Joe Biden dhe nuk pranoi t’i përgjigjet drejtpërdrejt pyetjes nëse është e gatshme të udhëheqë vendin nëse është e nevojshme.

Më herët sot, Biden pranoi se performanca e tij në debatin me Trump nuk ishte më e mira dhe fajësoi mungesën e gjumit për shkak të udhëtimeve.


Presidenti amerikan Joseph Biden ka reflektuar pak ditë më parë performancën e tij të dobët në debatin presidencial, vetëm pak orë pasi u rrëzua në skenë në një “ndeshje” kundër ish-presidentit Donald Trump.




Skip to toolbar