Bie “Eskobari” shqiptar, Apeli e lë 10 vjet në burg

AKTUALITET


Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka marrë vendimin përfundimtar për Klement Balilin të ashtuquajturin “Eskobarin” shqiptar, duke e dënuar atë me 10 vite burg. Apeli i krimeve të Rënda la në fuqi vendimin e marrë më herët nga Gjykata e Shkallës së parë e cila e dënoi Balilin me 15 vite burg por ai përfitoi ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe me vendim të formës së prerë do të kryej 10 vite burg.

Balili nuk ka qenë i pranishëm  në seancën e së enjtes në Gjykatën e Apelit, ndërsa vendimi i shkallës ë parë u ankimua nga mbrojtja e Balilit, që kërkoi pafajësi.

Balili prej 15 Janarit 2019 qëndron në qeli pas vetëdorëzimit në Policinë e Shtetit aty ku kushti i tij i vetëm ishte të gjykohej nga drejtësia shqiptare duke shmangur në këtë mënyrë ekstradimin. Nga media greke Balili u cilësua si “Escobari” Ballkanit ndërsa rasti i kapjes së drogës si pjesë e këtij trafiku i përket afro 700 kg të kapur në ishullin Zakynthos në vitin 2017. Për Balilin u përfshi në hetime edhe zyra e DEA-s në Athinë ndërsa prej më shumë se dy vitesh ai qëndroi në arrati duke bërë që 4 operacione policie për arrestimin e tij të dështonin.



Skip to toolbar