Bizneset, me dokumentacion online në dogana

Më të fundit


“Mallrat e bizneseve do të lëvizin me dokumentacion online” kështu ka deklaruar ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Denaj tha se procedurat për 93 % të bizneseve do të zhvillohen online pa letra në duar duke kursyer shumë kohë tek operatorët. Të vetmet që do të bëjnë përjashtim janë bizneset që dalin me risk të lartë dhe që kalojnë në kanalin “e verdhë” dhe “të kuq”. Denaj tha se me unifikimin e procedurave doganore shumë shpejt edhe trau i doganës do të bëhet elektronik.


“Ky grup i “kanalit të kuq” përfaqëson në bazë të riskut dhe eksperiencës aktuale, mesatarisht 8 % të operatorëve dhe në këtë rast, e gjithë pjesa tjetër sot kalon pa asnjë kohë procesimi në kontrolle, por edhe në letra, pasi edhe agjencitë doganore janë të unifikuara me këtë shërbim. Pas printimit të kësaj deklarate ose pas marrjes së deklaratës, e cila është tërësisht në formë elektronike nëpërmjet një bar kodi dhe elementëve të tjerë të sigurisë që do të jenë totalisht elektronike, të eliminohet ai që quhet si doganierit i traut, duke qenë se thjesht nëpërmjet një smartphone do të bëhet e mundur që, nëse deklarata është çliruar ashtu siç duhet dhe janë paguar të gjithë detyrimet, do të bëhet e mundur dhe hapja e traut.” – tha Denaj




Skip to toolbar