Mesohet se 34-vjeçari Arlen Hasanaj u arrit që të identifikohej nga “blutë” falë pamjeve nga kamerat e sigurisë në Bulevardin e Durrësit, ku autori i dyshuar ka lëvizur.
Nderkohe qe zbardhen detaje të tjera nga arrestimi i Arlen Hasanajt, autor i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në derën e jashtme të banesës së Armand Dukës, kreut të FSHF-së. Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen nr.4 në Durrës.
Po ashtu eshte zbuluar edhe itinerari i Hasanajt, i cili thuhet se ka lëvizur nga rruga e portit me një makinë tip ‘ML’ dhe më pas ka shkuar në lagjen nr.4, atje ku banon bashkë edhe me Dukën.
Ndër të tjera dyshohet se lëndën plasëse i riu dyshohet se e ka marrë në një pallat pranë lagjes nr.4, në të njëjtën zonë ku ka edhe një biznes të tijin.
Deri më tani nuk dihen arsyet se pse i riu ka ndërmarrë këtë akt, ndërkohë që është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së banesës së Dukës dhe bizneseve që ndodhen aty pranë vendit të ngjarjes.